Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. Strazimiri: Ne kemi tërhequr firmat

09/12/2025 11:24

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve u diskutua për kandidatët për Avokatin e Popullit.

Ulsi Manja, kryetari i komisionit, u shpreh se gjashtë kandidatë kanë plotësuar kushtet e dhe do të shkojnë në seancë për t’u votuar.

Ndërkohë Gent Strazimiri u shpreh se deputetët e PD i kanë tërhequr firmat dhe nuk mbështesin asnjë kandidat zyrtarisht.

Ulsi Manja: Kandidatët që kanë siguruar 28 firma të deputetëve janë:

Adriana Kalaja

Aranita Brahaj,

Besim Ndregjoni

Skëndër Haluci

Taratar Bazaj

Endri Shabani

Në këto kushte Kuvendi shqyrton propozimin dhe kryen votimin brenda 1 jave nga paraqitja e raportit përkatës.

Strazimiri: Ekspozeja që bëtë është e paplotë. Deputetët kanë tërhequr mbështetjen e për të gjithë kandidatët në garë për Avokatin e Popullit.

Po të njoftoj zyrtarisht. Ndërprite mbledhjen. Ti e di, të kanë thënë. Firmat që janë vënë deri tani janë firma në hava, firmat pas asaj date nuk i kemi dhënë, dh ato që kemi dhënë i kemi tërhequr, justifikimi që s’të ka njoftuar Niko, po thua një të pavërtetë. Po gënjen seancën. Ka marrë njoftim Niko Peleshim, dhe fakti që s’ta transmetuar, nuk të justifikon. Ti thua ‘unë skam njoftim’, nuk shkon kjo gjë. Ndërprite mbledhjen, pyet kryetarin a ka shkuar një akti i tillë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta