Sali Berisha ka deklaruar këtë të martë se PD do të tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Sipas tij kjo është një farsë dhe PD nuk do të behët pjesë, pasi sipas tij PS ka futur në listë edhe kandidatë të tjerë, si Endri Shabanin.

“Ne kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetet e tyre. Opozita ka tërhequr të gjithaq firmat, për kandidatura të tjera përveç kandidaturave që ka zgjedhur vetë, të cilat janë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaja, Haluci, Dardan Mustafaj. Sot futën kandidaturën e tyre. Ulusiu tha se ne nuk njohim tërheqjen e firmave. Kështu që ne tërhiqemi totalisht nga procesi. Nëse ja lanë PD, ne u treguam të arsyeshëm. Ne paraqitëm disa kandidatura, ata shtuan edhe kandidaturat e tyre. Është Endri Shabani. PD tërhiqet nga procesi, nuk marrim pjesë në proces. Kjo është një turp i tyre”, tha ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta