Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mundur 0-1 Interin.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 88’, kur Dominik Szoboszlai shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për t’i dhënë epërsinë “Reds”-ave.

Kjo fitore është edhe si një shtysë për trajnerin Arne Slot, i cili prej kohësh ka qenë nën presdion për shkak të rezultateve të dobëta, me Liverpoolin që ngjitet në vendin e 8-të në Champions, pozicion që të mundëson kualifikimin direkt.

Nga ana tjetër, Interi merr disfatën e dytë radhazi në këtë kompeticion, por gjithsesi ndodhet në vendin e 5-të me 12 pikë.

Rezultati:

Inter 0-1 Liverpool

Szoboszlai (P) 88′

Ngjarjet Kryesore:

90+7′ Mbyllet sfida me rezultatin 0-1 për Liverpool!

88′ GOL LIVERPOOL 0-1/ Dominik Szoboszlai shënon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

45+8′ Mbyllet pjesa e parë!

32′-36′ Konate tund rrjetën me kokë, por lojtarët e Interit pretendojnë për një prekje me dorë gjatë aksionit. Pas rishikimit me VAR, gjyqtari vendosi që goli të anulohet. (Video)

18′ Curtis Jones godet nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Sommer.

1’ Nis sfida!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta