Teknologjia kundër sistemeve fluturuese pa pilotë, amerikanët trajnojnë ushtrinë shqiptare: Dronët s’janë problem për aleatët e NATO-s
09/12/2025 17:10
Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë, e ofruar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Neë Jersey.
Këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.
“Dronët nuk janë problem për Aleatët e NATO-s”, shkruan në postimin e saj Ambasada Amerikane në Shqipëri.
Top Channel