Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, flet ish-ortaku i arrestuar: Isha vetëm me të… Halla e 15-vjeçarit Erion Boba, Barie Çupi ka reaguar pas mungesës së mbështetjes në një protestë të njoftuar në rrjetet sociale, në orën 11:00 të ditës së sotme.
Ajo kërkon drejtësi për nipin e saj i cili humbi jetën në spital, pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar në Durrës, si dhe solidarizim nga qytetarët.
“Kjo neglizhencë e një populli para një tragjedie, tregon rënie të ndërgjegjes shoqërore.. ne djali na iku e s’na kthehet më, por prindërit që janë sot në çdo familje, apo mësuesit nëpër shkolla, mjekët, mësuesit, nesër mund të ketë një Erion tjetër, një Martin tjetër. Thikat e Erionit mund të jenë thikat e një fëmijë tjetër nesër. Edhe drejtësia për Erionin është shumë e vështirë…. unë kam marrë me qindra mesazhe, dhe i falënderoj të gjithë shqiptarët për mesazhet e ngushëllimit, por ngushëllimi më i thellë do ishte të ishin sot këtu në këtë protestë të njoftuar”, shprehet ajo.
Top Channel