Prokuroria e Tiranës ka vendosur masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Hetimet nisën nga denoncimi i një qytetari për shembjen e pallatit të tij nga IMT pa vendim zyrtar. Sipas Prokurorisë, në janar 2021 u shembën gjashtë objekte, përfshirë pallatin nr.140, ndërsa në mars Këshilli Bashkiak miratoi fond për demolimin e 15 pallateve, disa prej të cilëve ishin prishur më parë.
Hetimi zbuloi se disa përfaqësues të kompanive private, të kontraktuar për punimet, paraqitën punime fiktive dhe dokumente të rreme, duke shkaktuar dëm financiar për buxhetin e Bashkisë. Po ashtu, disa punonjës të IMT-së nuk verifikuan në terren gjendjen reale të objekteve, por bazuan preventivat vetëm në dokumente ekzistuese.
Prokuroria vendosi “arrest në shtëpi” për Aurel Çukon, Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile,
“Arrest në shtëpi” për Aurel Boriçin, Drejtori i Emergjencave Civile,
“Detyrim paraqitje” për Eleana Guçe, Përgjegjese e Sektorit të Politikave të Kompensimit nga Fatkeqësitë natyrore,
“Detyrim paraqitje” për Rexhina Rakipi, Specialiste e IMT, “Arrest në shtëpi” për Sokol Qehajaj. Specialist i IMT, bashkia Tiranë,
“Detyrim paraqitje” për Aleksandra Mahmutllari, mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e kompanisë BOE “Maging shpk & Imes-D shpk”,
‘Detyrim paraqitje’ për Shyqyri Maloku., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion”,
‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin Fatmir Firi, përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk.
Top Channel