Bie nga kati i tretë i pallatit e moshuara në Korçë, mbetet mes murit dhe kondicionerit
Një qytetare nga Tirana i është drejtuar emisionit investigativ Fiks Fare pasi ka rënë pre e një mashtrimi me premtimin për punësim në Gjermani.
Ajo tregon se ka paguar 2 mijë euro në një zyrë që operon me emrin “REMANY Office”, e cila i kishte garantuar se brenda një viti do t’i siguronte kontratë pune ose, nëse kjo nuk ndodhte, do t’i kthente të gjithë shumën e paguar.
Sipas saj, gjithçka nisi pasi pa një reklamë të agjencisë në një televizion dhe më pas komunikoi me to përmes rrjeteve sociale. “Më kërkuan pagesën për të nisur procedurat. Ma premtuan me garanci: ose punë brenda vitit, ose kthim parash. Pagova 2 mijë euro, siç ma kërkuan,” tregon qytetarja.
Por, sipas saj, një vit më vonë, në shtator, puna e premtuar nuk u gjet dhe asnjë kontratë nuk u përgatit. Që prej atëherë, komunikimi me zyrën është bërë i vështirë. Vajzat që menaxhojnë faqen në Instagram dhe numrin e kontaktit i premtonin çdo ditë se “do t’i kthenin paratë”, por kjo nuk ndodhte asnjëherë.
“Herë më thoshin se do më lidhin me shefen, herë më caktonin orare të takimeve që nuk u realizuan. Kam bisedat e tyre ku më thonë ‘prit sot’, ‘prit nesër’, por vetëm më shtynin me muaj,” shpjegon ajo për Fiksin.
Gazetarët e Fiksit kontaktuan menjëherë zyrën. Në telefon iu përgjigj një vajzë që u prezantua me emrin Xhoana, e cila tha se ishte një nga përgjegjëset e agjencisë. Ajo pohoi se pagesa e zonjës ishte e njohur prej tyre dhe premtoi se paratë do t’i ktheheshin menjëherë.
Sipas saj, kishin planifikuar edhe një telefonatë me qytetaren, por pretendohej se ajo nuk ishte përgjigjur. Pas insistimit të Fiks Fare, Xhoana deklaroi se zyrës nuk i interesonte mbajtja e parave dhe se do të kryenin menjëherë kthimin e shumës.
Vetëm pak minuta pas bisedës së Fiksit, qytetarja u njoftua të paraqitej për të marrë paratë e saj. Ajo i tërhoqi dhe falenderoi emisionin për ndërhyrjen që, sipas saj, zgjidhi një problem që kishte një vit që e mundonte.
Top Channel