Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Berisha: PD tërhiqet nga procesi, është farsë
Komisioni i Ligjeve ka skualifikuar sot katër kandidatë në garën për Avokat të Popullit për shkak se nuk kanë marrë firmat e mjaftueshme të deputetëve të përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutë.
Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj, e cila ndër të tjera ka marrë edhe firmën e kryetarit të partisë, Sali Berisha, ka marrë 27 nga 28 firmat e deputetëve, duke u skualifikuar nga procesi.
Të njëjtin fat ka pasur edhe kandidatura e Sajmir Vishajt, i cili ka marrë 26 firma.
Kandidatët e skualifikuar
Dardan Mustafaj me 38 firma por jashtë afatit
Jola Hysaj ka marrë 27 firma deputetësh
Shkëlqim Sulo ka marrë 19 firma deputetësh
Sajmir Vishaj ka marrë 26 firma deputetësh
Top Channel