Projektligji për buxhetin e shtetit për vitin 2026 ka marrë dritën jeshile në komisionin e Ekonomisë.
Pas ditëve të tëra diskutimesh në komisione dhe një seance maratonë në komisionin përgjegjës të ekonomisë, punësimit dhe financave, buxheti për vitin 2026 u miratua me 7 vota pro.
Një buxhet prej 8.9 miliardë euro i përqendruar më së shumti në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale dhe Minstrinë e Infrastrukturës si dhe në drejtim të investimeve, pagavee pensioneve nuk do të ketë ndryshime në vlerë, përvec rialokim fondesh duke ju dhënë buxhet dhe punonjës shtesë 12 institucioneve publike.
Deputetët e opozitës si dhe socialisti Erion Braçe prezantuan rreth 60 amendamente në total lidhur me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. 42 prej tyre u propozuan vetëm nga Partia Demokratike. Ndër të cilat caktimi i minimumit jetik, fonde për përmbytjet e nëntorir dhe një buxhet shtesë për një sërë institucionesh si Shëndetësia, Arsimi edhe Bujqësia. Por që asnjë prej tyre nuk u pranua.
Ina Zhupa: Amendimi i parë , shtesë 2.5 mld lekë për pagën e 13 të mësuesve parauniversitar, që të rrisim motivimin për mësuesit. Amendimi i dytë , shtesë 384 mln lekë për të shtuar oficerët e policisë në shkolla.
Tritan Shehu: Amendimi i parë, 1 mld lekë për të kompensuar banorët e bizneset në qarkun Gjirokastër të prekur nga përmbytjet e nëntor-dhjetor, 1 mld lekë për rehabilitimin e infrastrukturës së dëmtua.
Ledina Alolli: Buxheti i arsimit nga 64.8 mld lekë të arrijë në 92 mld lekë.
Igli Cara: 5 mld lekë si mbështetje për sipërmarrjet prodhuese, sidomos për eksportuesit për goditjen nga euro. Të garantohet që euro të jetë 1-1 me lekun.
Tedi Blushi: 16.2 mld lekë për rritjen e pensioneve që nga viti i ardhshëm
Edhe 2 amendimet e deputetit Erion Brace u rrezuan ne këtë komision.
Erion Brace: Çdo e ardhur shtesë nga sigurimet shoqërore, shkon për politika pensionesh.
Propozimi 2/ Në rastin kur gjatë zbatimit të buxhetit ka diferenca në raport me nivelin e deficitit të përcaktuar në këtë ligj, fondet e papërdorura shkojnë në llogari të fondit të pensionit.
Të vetmet kërkesa që u miratuan në këtë komision përgjegjës ishin vetëm rialokimet e fondeve ndërmjet institucioneve.
“Totali i shpenzimeve shtesë të aprovuara për institucionet është 504.9 mln lekë”.
Vulën përfundimtare projektbuxheti bashkë me 8 projektligjet e paketës fiskale pritet ta marrë në seancën e 11 dhjetorit në Kuvend.
Top Channel