Gjysma e Kievit në terr pas sulmeve ruse, Ukraina ndërmerr hapa për kursimin e rrymës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se ishte gati për zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar për vitin 2024, por u shtynë për një kohë të pacaktuar për shkak të luftës me Rusinë.
“Do të jem në Ukrainë nesër dhe pres propozime nga partnerët dhe parlamentarët tanë mbi ndryshimet ligjore që do të lejonin mbajtjen e zgjedhjeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”, tha presidenti Zelensky.
“Duke pasur parasysh që kjo çështje është ngritur nga presidenti i SHBA-së dhe partnerët tanë europianë, do të jem i qartë: Jam gati”, shtoi ai.
Ajo që ai i kërkoi SHBA-së dhe Europës është të garantojnë sigurinë e votës. Në këtë rast, tha ai gjithashtu, Ukraina mund të shkojë në zgjedhje “brenda 60 deri në 90 ditësh”.
Në një intervistë të hënën, Donald Trump përsëriti kërkesën e tij drejtuar Ukrainës për të mbajtur zgjedhje.
“Ata nuk kanë pasur zgjedhje për një kohë të gjatë”, tha Trump. “E dini, ata flasin për demokracinë, por po arrijnë në një pikë ku nuk është më demokraci”, shtoi presidenti.
Trump: Maybe Zelensky will win the election.
“It’s time to hold presidential elections in Ukraine. You know: Ukrainians talk about democracy, but it’s not democracy anymore.” pic.twitter.com/ewCtQ5SJ2r
— Polymarket Intel (@PolymarketIntel) December 9, 2025
Top Channel