Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Berisha: PD tërhiqet nga procesi, është farsë Deputetja e PS, Zengjine Çaushi dhe deputeti i PD-së, Saimir Korreshi janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku po diktohet për kandidatët për Avokatin e Popullit.
Gjatë debatit, socialistja ndërhyri dhe iu drejtua Korreshit duke i thënë ‘Kujtoheni në orën 12 , shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes dhe tërhiqni firmat’.
Pjesë nga debati:
Gent Strazimiri: Ne nuk kemi propozuar asnjë kandidat.
Çaushi: Edhe me vulë.
Korreshi: Po deshe ti edhe një firmë, të rregullon byrazeri. Po deshe ndonjë firmë që të ka ngelur merak.
Çaushi: Mua merak?
Korreshi: Mos ke ndonjë merak, edhe me vulë, edhe me firmë, vët vët.
Zegjine Çaushi: Unë skam nevojë as për firmë as për vulën tuaj se fatin tim e kanë vendosur njerëz të tjerë. Ju kujtoheni në orën 12, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes dhe i tërhiqni ato që keni bërë.
Korreshi: Unë zakonisht ëndrrat i shoh me gjellë pasanikësh dhe ndonjë gjë tjetër, por jo me firma.
Arjan Ndoja: Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike (tërheqja nga firmat). Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma
Top Channel