Bayern Munich ka marrë një fitore të rëndësishme në Champions, duke mundur 3-1 Sportingun e Lisbonës në shtëpi.

Takimi i luajtur në “Allianz Arena” prodhoi emocione në pjesën e dytë, aty ku u shënuan të katërt golat.

Të parët që kaluan në avantazh ishin portugezët në minutën e 54’ falë një autogoli të Kimmich, por pas 8 minutash, Gnabry rivendosi baraspeshën.

Në të 69’, Karl realizoi golin e përmbysjes dhe në të 77’, Jonathan Tah vulosi fitoren e bavarezëve.

Më këto tre pikë, Bayerni i afrohet kualifikimit direkt në Top 8-she me 15 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje.

REZULTATI:

BAYERN MUNICH 3-1 SPORTING LISBON

Gnabry 65’, Karl 69’, Tah 77’ / Kimmich (A.G) 54’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta