Çështja e “21 janarit”, ish-presidenti Bamir Topi del nga SPAK: Çdo gjë është në fazë hetimi
09/12/2025 12:00
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e “21 janarit”.
Pas daljes nga SPAK, ai ka deklaruar se çështja është nën hetim.
“Unë kam folur për 21 janarin vazhdimisht. Por sot do të më kuptoni, meqë është institucion hetimi po e mbyll me kaq. Unë kërkoj mirëkuptim, qëndrova se më thatë (i drejtohet gazetarëve).
Dihet, funksioni i SPAK është hetimi për të dalë e vërteta, në respekt të institucionit.
Çdo gjë është në fazë hetimi në këtë institucion, e mbyll me kaq”, tha Bamir Topi.
Top Channel