Babai i tij u dënua me 27 vite burg për tentativë grushti shteti, djali i Bolsonaros shpall kandidaturën për president në zgjedhjet e ardhshme

09/12/2025 17:02

Senatori brazilian dhe djali i ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, Flavio Bolsonaro tha të hënën se vendimi i tij për të kandiduar për president në zgjedhjet e vitit 2026 është “i pakthyeshëm”, duke konfirmuar se ai do të përballet me presidentin në detyrë Luiz Inacio Lula da Silva.

Fundjavën e kaluar, 44-vjeçari Bolsonaro kishte lënë të kuptohet se nuk do të kandidonte.

Ai foli me gazetarët të premten pasi vizitoi babanë e tij, i cili po vuan një dënim me 27 vjet burg për një përpjekje për grusht shteti pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022 ndaj Lulës.

“I thashë se kjo kandidaturë është e pakthyeshme”, tha ai. “Dhe me fjalët e tij, ‘ne nuk do të tërhiqemi’. Tani është koha për të folur me njerëzit, në mënyrë që të kemi njerëzit e duhur në anën tonë”, shtoi ai.

Flavio njoftoi për herë të parë të premten se babai i tij po e mbështeste atë për presidencën, një lajm që tronditi tregjet që prisnin një kandidat më me përvojë dhe më miqësor ndaj tregut si Guvernatori i Sao Paulos, Tarquisio de Freitas, i cili po konsolidon mbështetjen e të djathtës. Freitas deklaroi dje, se do të mbështeste Flavion.

Senatori Bolsonaro e falënderoi Freitasin dhe tha se e kuptonte reagimin e tregjeve ndaj “shqetësimeve” se Lula mund të mbetej në pushtet edhe për katër vjet të tjera, duke shtuar se kandidatura e tij tani do të fitonte terren për të sfiduar presidentin e majtë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta