Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësi ndaj liderit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke deklaruar se ai nuk ka lexuar ende propozimin e rishikuar të paqes që Uashingtoni publikoi mbrëmjen e djeshme.

Jam pak i zhgënjyer që Presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Populli i tij e pëlqen atë, por ai jo,” tha Trump para gazetarëve, duke shtuar se sipas tij, “Rusia është dakord me marrëveshjen”, ndërsa qëndrimi i Ukrainës mbetet i paqartë.

Nga Kievi, kryenegociatori Rustem Umerov reagoi sot duke theksuar se Zelensky do të marrë gjatë ditës të gjitha dokumentet që lidhen me planin e rishikuar të paqes.

Umerov shtoi se presidenti ukrainas do të informohet gjithashtu për dialogun që ekipi negociator ka zhvilluar me zyrtarë amerikanë fundjavën e kaluar, me fokus marrjen e informacionit të plotë mbi bisedimet që SHBA zhvilloi në Moskë javën e shkuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta