Shembet një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, dëmtohen rrjetet nëntokësore, rrezikohet jeta e këmbësorëve

08/12/2025 16:06

Një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, në segmentin që kalon pranë fshatit Gështenjas, është shembur plotësisht.

Ngjarja është konstatuar ditët e fundit, ndërsa bashkë me rrëshqitjen e trotuarit raportohet se janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore. Rrëshqitja është e konsiderueshme dhe për momentin nuk dihet nëse ajo rrezikon edhe karrexhatën e rrugës.

Përveç dëmtimit të trotuarit, ky aks prej muajsh është pa ndriçim, ndonëse kalon mes zonave të banuara, duke rrezikuar seriozisht jetën e këmbësorëve. Sipas të dhënave, rikonstruksioni i rrugës, zgjerimi i korsive, vendosja e trafikndarësve, trotuareve dhe sistemi i ndriçimit përfunduan si investim në shtator të vitit 2018.

Aksi Pogradec–Qafë Plloçë njihet prej vitesh si një nga “njollat e zeza” të juglindjes sa i përket aksidenteve rrugore.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta