Predikonte Jehovain në shkollë, shkarkohet mësuesi i anglishtes në Tiranë pas denoncimit të prindërve
Situata e të miturve në krim është shqetësuese. Policia shqiptare po përballet gjithnjë e më shumë me të mitur që janë pjesë e krimeve ordinere, sidomos vjedhjeve.
Megjithatë, duke shfrytëzuar dhe lehtësirat ligjore për minorenët, ata janë bërë “gjah i lakmuar” dhe për grupet kriminale. Joshen lehtë dhe nuk mendojnë shumë për pasojat që mund të kenë.
Avokati i familjes Cani për çështjen e Martinit, Redi Ramaj, thotë në Top Story se reflektimi nga institucionet arsimore ishte zero dhe kjo solli dhe vrasjen e 15-vjeçarit në Durrës pak ditë më vonë.
“Nesër është seanca e fundit për Martin Canit. Ato që diskutojmë, problematika më e madhe është neglizhenca e gjithë shoqërisë, duke nisur që nga institucionet shtetërorë për të mbrojtur fëmijët. U bë më shumë se një vit dhe reflektimi pas ngjarjes së Martin Canit, është pothuajse zero. Përveç familjes, kush mbetet kur kemi këtë krisje të madhe? Mbetet institucioni shtetëror.
Shkolla është në një proces tjetër hetimor, që nuk e dimë ende në çfarë pike është. Ishte një tragjedi ajo e Martin Canit, por njësoj dhe ajo e Durrësit, që mund të shmangeshin. Askush s’e ka marrë vesh. Duhet ta kishte njoftuar dikush prindin që të fliste me fëmijën e tyre, sepse ishin 12 fëmijë të përfshirë në atë ngjarje.
Pjesa më e madhe e orëve të ditës të atij fëmijë janë në atë institucioin shkollor. Problematikat vijnë nga përfshirja e fëmijëve në ato komunitete. Nuk vijnë nga familja ose lagja, por nga shkollat. Institucioni i arsimit duhet të ishte më i kujdesshëm për fëmijët. Nuk janë marrë masat e duhura dhe nuk kanë reflektuar mbi këtë situatë.
Shpresoj që në procesin paralel penal, të futet shkolla më thellë në këtë çështje. Besoj se dhe për pjesën e parë të pjesës së shkollës, por edhe të pjesës civile që ne do e ndjekim me familjen, shkolla do të jetë e përfshirë”, thotë avokati.
Top Channel