Marjorie Taylor Greene ekspozon kolegët republikanë: Tallen pas shpinës së Trump, por kanë frikë përballë tij

08/12/2025 12:41

Deputetja republikane Marjorie Taylor Greene ka shpërthyer në akuza ndaj kolegëve të saj të partisë, duke thënë se shumë prej tyre talleshin me Donald Trump pas shpinës së tij dhe se kishin frikë të flisnin hapur për presidentin.

Deklaratat erdhën gjatë një interviste të tensionuar për “60 Minutes” me gazetarën Lesley Stahl.

Greene, e cila është përjashtuar nga rrethi i ngushtë i Trump, tha se disa republikanë e kritikuan presidentin për mënyrën se si fliste dhe për politikat e tij, por menjëherë ndryshuan qëndrim pasi Trump siguroi nominimin për zgjedhjet e vitit 2024 kundër Nikki Haley.

“E pashë shumë kolegë të mi që talleshin me të, talleshin me mua për mbështetjen ndaj tij. Kur ai fitoi primaret, të gjithë filluan, më fal, t’i puthnin të pa*met dhe vendosën kapelën MAGA për herë të parë,” tha Greene.

Ajo gjithashtu kritikoi “kulturën toksike politike” që, sipas saj, Trump ka krijuar, ndërsa Stahl e akuzoi Greene-n për pjesëmarrje në të njëjtën kulturë. Ajo iu përgjigj: “Lesley, edhe ju keni kontribuar në këtë, jeni akuzuese, ashtu siç sapo bëtë.”

Greene tha se marrëdhënia e saj me Trump u prish përfundimisht kur presidenti e quajti “tradhtare” për kërkesën e saj për transparencë mbi dosjet e Jeffrey Epstein dhe për mbrojtjen e viktimave të tij. Ajo tha se pas kësaj mori kërcënime me jetë ndaj saj dhe djalit të saj.

Pas kur Presidenti Trump më quajti tradhtare, mora kërcënime me bombë në shtëpi dhe disa kërcënime direkte ndaj djalit tim,” shtoi Greene. Ajo tha se Trump e përdori shënimin “Marjorie Traitor Greene” për të nxitur kërcënime ndaj familjes së saj.

Greene gjithashtu tha se shumica e republikanëve frikësohen të dalin kundër Trump, pasi shqetësohen nga reagimet në rrjetin social Truth Social. Ajo paralajmëroi se këto tensione mund të ndikojnë negativisht në zgjedhjet e mesit të mandatit pas humbjes së ngushtë në zgjedhjet speciale në Tennessee, ku fituesi republikan mori vetëm 9 pikë përqindje, krahasuar me 22 pikë të Trump në 2024.

Deputetja njoftoi se do të japë dorëheqjen nga Kongresi në janar, duke shprehur frustrimin e saj për paaftësinë e partisë për të bërë ligje pavarësisht kontrollit mbi Shtëpinë e Bardhë dhe të dy dhomat e Kongresit. Ajo akuzoi udhëheqësit e GOP për të mos vepruar dhe për t’u përqendruar vetëm te rizgjedhja e sigurt.

Dorëheqja e Greene gjithashtu i siguron asaj përfitime nga sistemi federal i pensioneve për ligjvënësit, pasi shërbeu mbi pesë vjet në Kongres, duke i dhënë mundësinë të marrë përfitime të konsiderueshme pas largimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta