“Krimi në Perëndim ndez alarmin, në Shqipëri fik dritat”/ Grida Duma në ‘Top Story’: Shoqëria nuk reflekton vetë, ku janë institucionet?
Situata e të miturve në krim është shqetësuese. Policia shqiptare po përballet gjithnjë e më shumë me të mitur që janë pjesë e krimeve, sidomos vjedhjeve.
Megjithatë, duke shfrytëzuar dhe lehtësirat ligjore për minorenët, ata janë bërë “gjah i lakmuar” dhe për grupet kriminale. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi shqetësuese janë dhe konfliktet e shpeshta që kanë fëmijët me njëri-tjetrin, që kanë çuar dhe në tragjedi.
Kjo ishte tema e diskutuar mbrëmjen e kësaj të hëne në “Top Story”, ku moderatori Blendi Salaj tha se gjithçka fillon nga familja, ndërsa institucionet janë të dobta.
“Jemi në krizë por kjo nuk është vetëm shqiptare. Mënyra sesi djemtë e shohin veten dhe çfarë do të thotë burrëria, i ka kaluar caqet. Shkaqet janë kryesisht familja, jo ata që kalojnë gjithë ditën në punë. Djemtë janë të vetmuar, janë të izoluar. Kemi shembuj të baballarëve të mirë, dinë të pyesin. Asnjë baba nuk do të ndodhë ajo e keqe. Djemtë rriten me toksicitetin e rrjeteve sociale. Burrëria nuk ka të bëjë me agresivitetin dhe forcën. Të jesh burrë do të thotë të kujdesesh për më të dobtët. Ai babai, kur thotë kujdesuni për njeri tjetrin, është mesazhi më i bukur. Në këtë moment, gjen fjalët, gjen forcën dhe tregohet burrë. Flisni dhe në anën psikologjike thotë se nuk zgjidhjet kjo me therje. Prandaj duhet folur në familje. Babai është i vetmi burrë që do që t’i jesh më mirë se ai. Prindërit kanë nevojë të flasin me fëmijët e tyre. T’i pyesin si janë, për çfarë kanë nevojë. Mendoj se fillon te prindi, institucionet shqiptare janë të dobëta në detyrën e tyre. Edhe shkolla, edhe psikologët, edhe policia, edhe media, kemi nevojë të kujdesemi për fëmijët tanë”-u shpreh Blendi Salaj.
Teksa solli një rast nga Kavaja shumë vite më parë, Neda Balluku tha se është kthyer në fenomen që fëmijët të kryejnë krime.
“Nga qyteti ku vij unë, ka qenë një rast që komunitet e kujton. Një djalë 16-vjeçar, komshiu im humbet jetën nga një sulm me thikë. Këto raste janë bërë të përsëritura. Termi i kontingjentit është kthyer në fenomen. Kemi të bëjmë me një fenomen për mënyrën sesi fëmijët tanë shprehin agresivitetin dhe kërkojnë të vendosin statusin e tyre dhe duan të shihen nga komuniteti. Arsyet pse ndodhin këto ngjarje, janë alibi pas të cilave kapemi për të bërë krimin. Problemi është më i thellë dhe më i vjetër. Ne edukimin emocional e kemi thuajse zero. Më vjen shumë keq që familjet shqiptare sot, pjesa më e madhe tyre, nuk punojnë siç dihet përse të edukuar një fëmijë, një djalë për të zgjidhur konfliktin për ta çuar në rrugën e komunikimi. Adoleshentët që bëjnë krime, nuk kanë qëllim të vrasin, për të rrethojnë territorin e tyre si të fortë”-u shpreh Neda Balluku.
Top Channel