Përfshirja e Huthëve në luftën në Iran rrit shqetësimet për krizë të dyfishtë, çfarë rrezikon SHBA dhe Izraeli
Teksa në “Top Story” diskutohej për sigurinë në shkolla dhe situatën alarmante të krimeve tek të miturit, profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi sesi të miturit i fshehin armët e forta.
Sipas tij, ata mbajnë armë të ftohta dhe disa prej tyre, i fshihnin nëpër varreza, ndërsa një foto u publikua në Top Story.
Karamuço tha se djemtë sot nuk marrin as çantë në shkollë, dhe armët e ftohta madje ua mbajnë vajzat në çanta.
“Fëmijët çdo ditë ndërronin varret, shtynin pllakat. E kam këtu fotografinë. Çdo ditë e vendosnin dhe mbyllnin pllakën. Mbanin armë. Prokurori mbylli sytë, dolën të lirë Ia hodha drejtësisë është një tjetër term që po përdoret.
Dënohen me 12 vite, del pastaj me 6-7. I futin ato armët e ftohta te çantat e vajzave, nuk marrin çantë këta, se e kanë si status. E shikon zysha këtë status? Këta sikur shkojnë në luftë.
U kam thënë policëve, shkoni merrni nëpër lokale. Ka të mitur që janë vrarë edhe pse s’kanë qenë pjesë e sherrit. Bandat bëjnë manipulime emocionale, u thonë fëmijëve shiko se s’të kap drejtësia”-u shpreh Karamuço.
Top Channel