Marjorie Taylor Greene ekspozon kolegët republikanë: Tallen pas shpinës së Trump, por kanë frikë përballë tij 70-vjeçarja, Bajame Memetali u gjet e pajetë në banesën e saj në Korçë.
Fqinja e saj, e cila denoncoi rastin në polici, pasi nuk e kishte parë prej ditësh, tha për gazetaren e Top Channel, Dhorjela Çule se e ndjera jetonte e vetme dhe në kushte të vështira.
Ajo zbuloi se 70-vjeçarja vuante nga probleme shëndetësore dhe se djalin e kishte në burg.
“U shqetësuam se nuk e kishim parë dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. E pamë që kishte ndërruar jetë. Ajo jetonte vetëm, djalin e kishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte njeri tjetër këtu. Një motër e kishte në Tiranë, por ajo vinte rrallë ta shihte. Kishte probleme shëndetësore pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati 4 dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të vështira.“, u shpreh fqinja.
Top Channel