Dhunoi dhe goditi me sende të forta një person, shpallet në kërkim 36-vjeçari në Tiranë
08/12/2025 09:53
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar pasi ka dhunuar një person.
Sipas uniformave blu, në kërkim është shtetasi me iniciale Gj.N., ndërsa i dhunuari është shtetasi me iniciale F.Y.
“Shpallet në kërkim shtetasin Gj. N., 36 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur dyshohet me sende të forta shtetasin F. Y. Punohet për sqarimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel