Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Tajlandë-Kamboxhia, 5 të vdekur, mbyllen shkollat Një debat i zjarrtë po zhvillohet në Gjermani lidhur me reformën në sistemin e pensioneve.
Ministrja e Punës, Bärbel Bas, e konsideron si të mundshme idenë e lidhjes së moshës së daljes në pension me numrin e viteve të kontributeve të paguara në arkën e sigurimeve shoqërore.
“Mendoj se ideja është në thelb mjaft e mirë”, deklaroi për mediat gjermane bashkëkryetarja e partisë social-demokrate SPD-së, duke iu referuar një rekomandimi të ekonomistit Jens Südekum, këshilltar i Ministrit të Financave, Lars Klingbeil, i cili e konsideron lidhjen e moshës së daljes në pension me vitet e kontributeve më të drejtë sesa lidhjen e saj me jetëgjatësinë.
Bas shpjegoi se për moshën e pensionit ekzistojnë dy modele të ndryshme. Një mundësi është që mosha e daljes në pension të bazohet në jetëgjatësinë, ose në vitet e kontributeve që ka paguar dikush në sistem.: “Nëse dikush fillon një praktikë në moshën 16 vjeç dhe më pas paguan në sistemin e sigurimeve shoqërore për një periudhë të caktuar, ai mund të dalë në pension më herët”.
“Kurse ata që fillojnë të punojnë më vonë, duhet të punojnë më gjatë”, pohoi ajo. Aktualisht mosha e daljes në pension përcaktohet nga data e lindjes dhe deri në vitin 2031 mosha e daljes në pension do të rritet gradualisht në 67 vjeç.
Personat që kanë paguar 45 vjet kontribute në sistemin e sigurimeve shoqërore kanë të drejtë të dalin më herët në pension.
Top Channel