Toma Taulant, 41-vjeçari shqiptar i konsideruar si jashtëzakonisht i rrezikshëm, u arratis nga burgu i sigurisë së lartë të Operas në Milano.

Arratisja, e kryer mes errësirës dhe ndërrimit të turnit të rojeve, mediat italiane raportojnë se ka qenë e planifikuar. 41-vjeçari, i dënuar me burgim deri në 2048, preu hekurat e qelisë dhe u largua pa u vënë re.

Pas arratisjes, autoritetet italiane kanë aktivizuar një plan masiv kërkimi në të gjithë Lombardinë, patrulla, postblloqe, kërkime në zona rurale e industriale dhe kontrolle të kufijve të brendshëm.

Nuk është hera e parë që Toma Taulanti arratiset nga burgjet e sigurisë së lartë. Ai ishte arratisur më herët nga burgu i Parmës bashkë me Frokaj Vamentin.

Po ashtu, shqiptari ka arritur të arratiset edhe në Belgjikë, teksa autoritetet evropiane e kanë konsideruar një individ me rrezikshmëri të lartë për vite me radhë.

Në vitin 2013, pas një tjetër arratisjeje nga Parma, policia italiane e kërkoi Taulantin për 40 ditë, ndërsa ishte arrestuar prej kohësh në Belgjikë.

Prokuroria e Parmës e quajti atë episod “paradoksal” dhe kërkoi sqarime nga Ministritë e Brendshme dhe të Drejtësisë.

I lindur më 9 qershor 1984 në Shqipëri, Toma Taulanti po vuante një dënim të gjatë për grabitje dhe vjedhje.

Aftësia e tij për t’u “zhdukur” dhe për të sfiduar forcat e rendit ka ngritur prej vitesh shqetësim mes autoriteteve italiane dhe belge.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta