Rishikimi i buxhetit dhe bonusi për pensionistët, reagon Kryeministri Edi Rama: Pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet 30/06 17:40
Sot përkujtohet 35-vjetori i Lëvizjes Studentore, teksa kreu i demokratëve Sali Berisha, u shpreh se të rinjtë ishin misionarë të paepur.
Ai e konsideroi të ndjerin Azem Hajdari tribun të lirisë, ndërsa studentët e Dhjetorit heronj të vërtetë.
“Studentët ishin misionarë të paepur. Që në protestën e parë shpallën si moton e tyre “Liri Demokraci, Shqipëria si Europa”. Azem Hajdari tribun i lirisë dhe studentë të Dhjetorit ishin heronj të vërtetë. Ishin heronj mbi heronj, dolën në rrugët e Tiranës të vetëm, të braktisur nga shqiptarët, nga Europa, të braktisur në tërësi.
Studentët e dhjetorit ishin shkuar heronjtë. Ata kishin armën e vetme guximin, qëndruan të pamposhtur dhe fituan”, tha Sali Berisha.
Top Channel