BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump: Evropa po shkon në drejtime të këqija, duhet më shumë kujdes
E ftuar sonte në “Top Story” me Grida Dumën, gazetarja Anila Hoxha ngriti alarmin për incidentet e shpeshta të dhunshme mes të miturve ku në rastet më të këqija kanë përfunduar me marrje jete.
Gazetarja tha se këmbanat e alarmit për incidentet me të mitur kanë rënë disa herë. Ajo tha se sot në Institutin i të Miturve Kavajë ku ndodhen 120 të mitur në rehabilitim, 20 prej tyre janë për vrasje dhe 18 prej tyre për plagosje.
Ndërkohë ajo bëri me dije se moda e sotme për të miturit e dhunshëm janë shkopinjtë e bejsbollit, që nëse përdoren konsiderohet vetëm rrahje.
“Kemi bërë intervista, fushata e sensibilizime shumë herë dhe i kemi rënë këmbanave të alarmit. Këtë detyrë që e bën media sikur ta bëjnë të gjithë do ishim në një situatë tjetër. Për të shkuar pastaj te sensibilizimi. Të gjithë bashkë mendohet që krijojnë atë murin për të mbrojtur fëmijën, por ky mur vetëm duket sepse në fakt nuk është.
Në Institutin e Kavajës kemi 120 fëmijë nga të cilët 20 janë për vrasje dhe 18 janë për plagosje. Ai institut punon që të zhdukë këta prototipat.
Kur bëra Exclusiven “Fëmijët tanë” kam marrë telefonata të jashtëzakonshme nga prindër të cilëve iu ishin plagosur fëmijët, një prej tyre kishte mbetur i paralizuar sepse ishte goditur me thikë.
Kur ndodhi vrasja e Canit. Një shoqe e largoi djalin nga shkolla sepse fëmija i saj po bullizohej. Dhe kjo është problem sepse bullizuesit nuk dënohen.
Ndodhën ngjarjet me doreza. Institucionet e caktuan edhe atë si armë të ftohtë sepse deri në atë moment mund të mbeteshe i dëmtuar nga goditjet me dorezë dhe aj quhej rrahje.
Moda e sotme janë shkopinjtë e bejsbollit sepse ajo quhet rrahje, pra me pak fjalë i mbron disi ligji”, u shpreh Anila Hoxha.
Top Channel