Thyente xhamat e makinave dhe ndërtesave e më pas kryente vjedhjet, arrestohen autori në Tiranë, në pranga edhe një person tjetër

07/12/2025 10:31

34-vjeçari Geraldo Zeneli muajve të fundit ai ishte shndërruar në makthin e bizneseve dhe automjeteve të punëtorëve, pasi u thyente xhamat dhe u vidhte veglat e punës dhe materialet. 

Hetimet zbuluan se veprimtaria e tij kishte nisur që në korrik deri në nëntor, ku kishte vjedhur 5 automjete dhe 1 subjekt në të njëjtën formë duke thyer xhamat dhe duke marrë gjithçka gjente aty.

Pas identifikimit të tij policia vuri në pranga 34-vjeçarin, për të cilin hetimet zbuluan se nuk vepronte i vetëm.

Sendet e vjedhura ai ja shiste 48-vjeçarit Gëzim Cani, në banesën e të cilit policia gjeti disa prej sendeve të vjedhura.

Pas arrestimit të tij policia dhe prokuroria e kryeqytetit po vijojne punen për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer nga ky grup.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta