Qeni sulmoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar/ Autoritetet dërgojnë pitbullin në dhomat e strehimit të kafshëve, rrezikon të vritet nga…

07/12/2025 11:03

Shoqëria e Zakynthos është e tronditur nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua barbarisht nga qeni PitBull i familjes.

Sipas raportimit të medias greke, qeni, për të cilin nuk ka pasur raportime të mëparshme për sjellje agresive, ndodhet prej mbrëmë në një strehë me urdhër të prokurorit, siç parashikohet me ligj.

“Nga nesër do t’i dorëzohet një veterineri për monitorim,” deklaroi kryetari i bashkisë së Zakynthos, Giorgos Stasinopoulos.

Në ditët në vijim, një komision pesë anëtarësh nga Patra do të vendosë nëse qeni do të vritet apo do të strehohet për mbrojtje.

“Askush nuk di ende se çfarë ka ndodhur. Fëmija u gjet i vdekur”, tha Stasinopoulos.

Prindërit e dyvjeçarit, i cili ndodhej vetëm në oborr me qenin kur ndodhi sulmi, u liruan me urdhër të prokurorit. Pitbulli e sulmoi fëmijën dhunshëm në gjithë trupin, veçanërisht në qafë.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e familjes në Agios Leontas, Zakynthos. Gjatë momentit të sulmit, babai u përpoq me dëshpërim ta shpëtonte të birin nga goja e kafshës. Ambulanca mbërriti në vendngjarje, por shtëpia ndodhet rreth 30 minuta larg qytetit, dhe fëmija u transportua në spital në gjendje tepër kritike.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të urgjencës, djali ndërroi jetë nga plagët e rënda. “Nuk kemi parë kurrë një pamje të tillë”, thanë të tronditur stafi mjekësor.

Informacionet paraprake tregojnë se prindërit ishin dashamirës të kafshëve dhe shpesh strehojnë kafshë endacake. Pitbulli ishte adoptuar vetëm disa javë më parë dhe deri atëherë jetonte si endacak në fshat.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta