Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes me presidentin

07/12/2025 17:30

Benjamin Netanyahu mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ku zbuloi se do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump kwtw muaj.

Merz mbërriti në Izrael të shtunën për vizitën e tij të parë që nga marrja e detyrës, duke riafirmuar mbështetjen e Berlinit pasi lidhjet tradicionalisht të forta midis dy vendeve janë tronditur kohët e fundit. Të dy mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri i Izraelit tha se beson që faza e parë e armëpushimit në Gaza po i afrohet fundit dhe pret që së shpejti të kalojë në fazën e dytë. Netanyahu tha se “mundësitë për paqe janë afër” pas operacioneve ushtarake të Izraelit në vitet e fundit.

“Do t’i diskutoj ato me Presidentin Trump kur ta takoj më vonë këtë muaj”, tha ai, duke shtuar se do të diskutojnë “si t’i japim fund sundimit të Hamasit në Gaza, sepse sipas tij është një pjesë thelbësore e sigurimit të një të ardhmeje të ndryshme për Gazën”.

“Pas kthimit të trupit të pengut të fundit, Toger Ran Gvili, presim të kalojmë së shpejti në fazën e dytë”, tha Netanyahu, duke shtuar se beson se kjo fazë do të jetë më e vështirë. Ai shtoi se faza e tretë do të jetë “deradikalizimi i Gazës”.

“Unë flas me shumë udhëheqës botërorë, por kur flas me Merzin, është një bisedë e sinqertë dhe e hapur, edhe kur kemi mosmarrëveshje”, tha presidenti izraelit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta