Çfarë do të përfshinte një operacion i ri amerikan kundër Iranit, armët dhe objektivat e mundshëm
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në një zjarr që ra në një klub nate në Goa, një shtet indian i njohur për jetën e natës dhe turizmin. Midis viktimave të zjarrit, i cili shpërtheu rreth mesnatës, disa ishin turistë.
“Sot është një ditë shumë e dhimbshme për të gjithë ne në Goa”, tha kryeministri i Goas, Pramod Sauant.
“Vizitova vendin e incidentit dhe kam urdhëruar një hetim për këtë incident. Ata që gjenden përgjegjës do të përballen me masat më të rrepta sipas ligjit – çdo neglizhencë do të trajtohet me vendosmëri”, shtoi ai.
Dyshohet se zjarri filloi në katin e parë dhe më pas përfshiu pjesën tjetër të ndërtesës. Sipas një hetimi paraprak nga policia shumica e atyre që vdiqën ishin bllokuar në zonën e bodrumit të klubit dhe ishin mbytur nga tymi.
Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar ata që ishin bllokuar.
Shumica e viktimave ishin punëtorë të klubit që kishin qenë në bodrum në kohën e zjarrit, thanë zyrtarët.
Goa, një ish-koloni portugeze në brigjet e Detit Arabik, tërheq miliona turistë indianë dhe ndërkombëtarë çdo vit me jetën e saj të natës, plazhet me rërë dhe atmosferën e qetë bregdetare. Sipas të dhënave qeveritare, rreth 5.5 milionë turistë vizituan Goën në gjysmën e parë të këtij viti, me 270,000 vizitorë nga jashtë vendit.
Top Channel