Exclusive/ Nga diktatura staliniste në demokraci, rrëfehet ish-ambasadori amerikan Hill: Shqipëria kishte shumë trauma, një i moshuar më tha…
Muaji dhjetor nuk ka vetëm gëzimin e festave të ndërrimit të viteve, por shumë më tepër, gëzimin e ndryshimit të sistemeve, kthesën historike të nisjes të rrëzimit të komunizmit me lëvizjen studentore.
Hapja e Shqipërisë me botën demokratike lidhet padiskutim me Christopher Hill, diplomatin amerikan që u ngarkua me misionin si ambasadori i parë amerikan pas vdekjes së diktaturës në Shqipëri.
Me një karrierë të gjatë diplomatike në rajonin e Ballkanit, Hill është një dëshmitar i drejtpërdrejtë i rrugëtimit të kuqezinjve, nisur nga pika zero e demokracisë dhe sot 35 vite më vonë përballur në një realitet tjetër. Ndonëse ende me të njëjtat thirrje të Shqipërisë për në Europë.
Ishte një mundësi e veçantë për të bërë diçka nga asgjëja.
Hill e takuam gjatë promovimit të librit “Në shërbim larg vendit’ në Universitetin Europian të Tiranës, ku u rikthye 10 vite pas marrjes së titullit “Doctor Honoris Causa”. Në 35 vite tranzicion, ish diplomati kujton fillesat e demokracisë.
Është shumë e vështirë të zgjedhësh qeverinë tënde. Është e pamundur të zgjedhësh qeverinë e dikujt tjetër. Dëshironim të shihnim Shqipërinë të bashkohej me vendet demokratike, të shihnim demokracinë të mbizotëronte. Por sa i përket përfshirjes në përzgjedhje duke thënë, ai është më i mirë se ai tjetri, le ta bëjmë atë jo.
Kurbën e ndryshimeve në Shqipëri pas diktaturës e përshkruan në detaje në këtë episod të Exclusive, misionari i parë i dërguar nga Amerika me porosinë e sjelljes së demokracisë në Shqipërinë që i ngjante para se të vinte me Korenë e Veriut të Europës.
Top Channel