Exclusive/ Nga diktatura staliniste në demokraci, rrëfehet ish-ambasadori amerikan Hill: Shqipëria kishte shumë trauma, një i moshuar më tha… Ky është Alban Gjidiaj ndaj të cilit në mungesë SPAK ka lëshuar një urdhër arresti si i përfshirë në trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.
Gjidiaj për qëllim ekstradimi është arrestuar në Londër.
Daily Mail online të cilës i referohet Top Channel ka publikuar një shkrim nga seanca gjyqësore e ekstradimit, nga ku i riu me origjinë nga Tropoja ka parashtruar pretendimet se përse nuk duhet ekstraduar drejt Shqipërisë.

“I kërkuari shqiptarë në arrati për trafik pistoletash thotë se nuk duhet ekstraduar nga frika gjakmarrjes për një borxh 25.000 stërlina”, ky është titulli Daily Mail online.
David Ball i cili po përfaqëson shtetin shqiptarë në këtë proces ekstradimi i tha gjykatës se 29-vjeçari shqiptarë sëbashku me të vëllain më të madh ishin pritësit në Angli të një tavoline druri ku ishin fshehur 6 armë zjarri me numrat serial të fshirë dhe një sasi municioni.
“Roli i personit të kërkuar dhe vëllait të tij supozohet se ishte të merrnin këtë tavolinë. Pretendohet se pati dy dërgesa të mëparshme në mars 2023. Pretendohet se i pandehuri ka bërë një telefonatë dhe ka kërcënuar se do ta vriste një burrë nëse ai identifikonte udhëheqësin e grupit, i cili ishte mik i vjetër i vëllait të madh të personit të kërkuar”, deklaroi David Ball.
Ndërsa Malcolm Hawkes, avokati Gjidiajt, i tha Gjykatësit Daniel Sternberg se gjakmarrja e pretenduar datonte që nga një borxh që i ati i tij i ndjerë kishte marrë për trajtim kundër kancerit.
“Babai i personit të kërkuar ishte i sëmurë dhe mori borxh 25,000 £ për trajtim urgjent të kancerit”, tha ai.
“Ai vdiq, prandaj sipas ligjit në kanunit, borxhi i kalon vëllait më të madh, i cili u qëllua, dhe në tetor 2011 ndodhi një shpërthim në apartamentin e tij në Tiranë”.
Gjidiaj i tha gjykatës se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nga frika për jetën dhe se tani kishte frikë se do të vritej po të kthehej në Shqipëri.
Gruaja e Alban Gjidiajt, e cila pritet të lindë fëmijën e tyre të dytë në Shkurt 2026 , dëshmoi dhe tha se kishte pasur incidente me vizitorë të çuditshëm më 29 dhjetor të vitit të kaluar, pastaj më 2 janar dhe 4 janar, të cilat u raportuan në polici, por policia nuk i ishte përgjigjur.
I bashkakuzuar nga SPAK për trafik armësh është edhe vëllai Albanit, Almir Gjidiaj i arrestuar në Kolumbi dhe është në pritje të ekstradimit në Shqipëri.
Top Channel