Exclusive/ Nga diktatura staliniste në demokraci, rrëfehet ish-ambasadori amerikan Hill: Shqipëria kishte shumë trauma, një i moshuar më tha… Rruga kryesore e fshatit Vllahat vijon të jetë e dëmtuar rëndë prej 20 ditësh, pas një rrëshqitjeje dherash që ka shembur të gjithë anësinë e aksit.
Si pasojë, rreth 120 familje nga Vllahati, Kostari dhe Bralati janë të izoluara dhe përballen çdo ditë me vështirësi ekstreme.
Banorët tregojnë se për shkak të gjendjes së rrugës, janë detyruar të marrin prodhimet bujqësore në krah, pasi automjetet nuk mund të kalojnë.
Situata është bërë edhe më e rëndë për familjet që në banesat e tyre kanë të moshuar dhe persona që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, duke i bërë emergjencat thuajse të pamundura.
Pavarësisht se dëmtimi ka ndodhur tre javë më parë, banorët thonë se asnjë ndërhyrje emergjente nuk është bërë deri tani nga autoritetet vendore.
Ndërkohë, rreziku i një shembjeje të dytë mbetet i lartë, sidomos me shirat e fundit dhe lëvizjen e terrenit.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për hapjen dhe sigurimin e rrugës, pasi izolimi i tyre po thellohet çdo ditë.
Top Channel