Suedia në alarm, nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik

06/12/2025 11:20

Marina suedeze po ndeshet “pothuajse çdo javë” me nëndetëse ruse në Detin Baltik, kanë deklaruar autoritetet, ndërsa vendi po përgatitet për një rritje edhe më të madhe të pranisë ushtarake.

Kapiten Marko Petkovic tha se Moska po “forcon vazhdimisht” prezencën e saj në rajon, ndërsa identifikimi i mjeteve detare ruse është kthyer në pjesë të përditshme të punës së marinës suedeze.

“Është shumë e zakonshme”, u shpreh ai, duke shtuar se numri i rasteve është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Rajoni i Baltikut po përballet gjithashtu me një gamë kërcënimesh në rritje, përfshirë sulme hibride me dronë, sabotim të mundshëm të infrastrukturës nënujore dhe qarkullimin e anijeve të vjetra të naftës nga e ashtuquajtura “flotë hije” ruse.

Muajin e kaluar, sekretari britanik i mbrojtjes raportoi se një anije ruse spiune kishte hyrë në ujërat britanike dhe kishte drejtuar rreze lazer ndaj pilotëve ushtarakë, duke paralajmëruar për një “epokë të re kërcënimesh” nga shtetet armiqësore.

Suedia kohët e fundit mikpriti një nga stërvitjet më të mëdha të NATO-s për luftën kundër nëndetëseve, “Playbook Merlin 25”, ku morën pjesë nëntë vende, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe SHBA-në.

Topografia e thyer nënujore pranë Suedisë e bën të vështirë zbulimin e nëndetëseve, pasi ato mund të fshihen me lehtësi në terren. Petkovic tha se Rusia po rrit vazhdimisht kapacitetet e saj, duke prodhuar çdo vit nga një nëndetëse të klasës “Kilo” në Shën Petersburg dhe në enklavën e Kaliningradit.

Petkovic paralajmëroi se infrastruktura nënujore në Baltik është veçanërisht e ekspozuar, për shkak të dukshmërisë së ulët, ndryshimeve të kripësisë dhe temperaturave të ujit.

Sipas tij, vendet më të prekura janë Suedia, Norvegjia, Finlanda, Estonia dhe Lituania, të cilat mbështeten tërësisht në linjat detare për komunikim dhe furnizim.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta