Ja se çfarë duhet të konsumoni për qarkullimin e gjakut Pas kërkesës së ministres së Shëndetësisë, ekipi i profesorëve në Gjinekologji ka nisur updatimin dhe njehsimin e protokolleve mjekësore me ato që ndjekin spitalet me emër në Europë.
Në kongresin ndërkombëtar të obstetrikës dhe gjinekologjisë u diskutuan ndërhyrjet kirurgjikale mini-invazive, të rejat që ofron shkenca sot, por edhe teknologjia, sidomos në trajtimin e infertilitetit, çka pritet të sjellë një tjetër qasje edhe në Shqipëri.
Eliona Demaliaj, Dr. e Maternitetit “Mbretëresha Geraldine”, u shpreh se “ka ardhur momenti që protokollet tona mjekësore të updatohen, të unifikohen jo vetëm ndërmjet klinikave tona këtu, por me klinika prestigjioze në Europë. Është kjo edhe një kërkesë e Ministrisë së Shëndetësisë”.
1 në 6 çifte has vështirësi për të sjellë në jetë një fëmijë dhe, sipas mjekëve gjinekologë, kjo lidhet me disa faktorë.
“Mosha e madhe kur çiftet konceptojnë një shtatzëni, infeksionet, përdorimi i alkoolit, duhanit dhe substancave narkotike, por çiftet nuk duhet të kenë stigme, duhet të vijnë te mjeku””, shton ajo.
Ndërsa Prof. Ludovico Muzii, Departamenti i Obstetrikë–Gjinekologji, Universiteti La Sapienza, tha “Është momenti të ndajmë protokollet tona, të shkëmbejmë eksperienca, pasi kështu do të përfitojnë si pacientët shqiptarë edhe ata italianë. Është një bashkëpunim që do të sjellë progres në fushën e kirurgjisë mini-invazive në probleme që lidhen me infertilitetin, uljen e numrit të lindjeve, ku duhet të jemi shumë të vëmendshëm”.
Profesorë të La Sapienzas vlerësuan aftësinë e ekipit mjekësor shqiptar për të aplikuar teknikat më të reja në këtë fushë.
Top Channel