Cancelo-Inter, tratativat komplikohen, Barcelona bën ofertën dhe futbollisti preferon Spanjën
Për Armando Brojën erdhi më në fund momenti që të jetë në formacionin bazë të Burnley në një ndeshje të Premier League angleze.
Këtë të shtunë skuadra e tij iu vu përballë Newcastle dhe trajneri Scott Parker vendosi t’i besojë sulmuesit kuqezi në repartin e sulmit duke e hedhur në fushën e lojës që nga minuta e parë. Kjo është hera e parë që Broja luan si titullar në kampionatin anglez në këtë sezon dhe kjo erdhi përballë një skuadre si Newcastle.
Sulmesi i Kombëtares qëndroi në fushën e lojës deri në minutën e 86 kur u zëvendësua nga Fleming dhe ishte pikërisht ky i fundit që shënoi për skuadrën e Burnley që e humbi edhe këtë ndeshje me Newcastle me rezultatin 2-1. Pas kësaj humbjeje Burnley mbetet në vendin e parafundit me 10 pikë.
Top Channel