Mburoja mbrojtëse e centralit të Çernobilit jashtë funksionit, shkak dronët rusë

06/12/2025 12:24

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore njoftoi e alarmuar se mburoja mbrojtëse e termocentralit bërthamor në Çernobil ka dalë jashtë funksionit si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga sulmet me drone, për të cilat Ukraina fajëson Rusinë.

Mburoja, e njohur si “Konvoji i Sigurisë” ose Arka, u ndërtua pas katastrofës së vitit 1986 me qëllimin të frenohej përhapja e rrezatimit nga reaktori i dëmtuar. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), një sulm me dron i muajit shkurt e ka dëmtuar strukturën e kësaj mburoje, e kjo u verifikua tani, gjate inspektimit te kompleksit nga ana e nje ekipi ekspertesh te saj.

Reuters citon kreun e IAEA, Rafael Grossi, të pohojë se mburoja nuk po kryen më funksionin e saj kryesor mbrojtës. Ai sqaron se, megjithëse nuk ka dëmtime të përhershme në strukturën mbajtëse ose në sistemet e monitorimit, nevojiten ndërhyrje të thella për të ndaluar degradimin dhe për të garantuar sigurinë bërthamore afatgjatë. Disa riparime paraprake tashmë janë kryer.

Më 14 shkurt, OKB-ja informoi autoritetet ukrainase se centrali ishte goditur nga një dron i pajisur me kokë me mbushje eksplozive, i cili shkaktoi zjarr dhe dëmtoi mburojën në zonën e reaktorit numër katër –më i godituri  në tragjedinë e vitit 1986. Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi për këtë sulm.

Pavarësisht dëmeve, OKB-ja njoftoi se për fat të mirë, është arritur që niveli i rrezatimit të mbahet i qëndrueshëm dhe brenda kufijve normalë, pa shenja rritjeje. Reaktori i fundit funksional i centralit u mbyll një cerek shekulli më parë. Rusia e pushtoi këtë objekt dhe zonën përreth tij një muaj pas fillimit të agresionit ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta