SPAK tha se Veliaj është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e kryebashkiakut të Tiranës: Ende nuk është njohur me asnjë provë
Tre anëtarë të një rrjeti trafikimi seksual që shfrytëzonte vajza të mitura bullgare dhe rumune në Selanik do të qëndrojnë në burg, pasi Gjykata Supreme e Greqisë rrëzoi apelimet e tyre.
Rrjeti u zbulua pasi një e mitur bullgare arriti të arratisej nga një apartament ku mbahej e mbyllur dhe raportoi ngjarjen në polici.
Sipas dëshmisë së saj, vajza ishte mashtruar nga partneri, i cili e kishte çuar nga Italia në Greqi me premtimin për punë, por më pas e kishte dorëzuar te shfrytëzues që e detyronin të ushtronte prostitucion nën dhunë dhe kërcënime. Ajo shfrytëzohej çdo ditë nga klientë të ndryshëm, ndërsa paratë i merrnin organizatorët e rrjetit. Trafikantët planifikonin ta dërgonin më tej në Gjermani për vazhdimin e shfrytëzimit, por e mitura arriti që të arratisej.
Në dëshminë e saj ajo ka pohuar se partneri e kishte dërguar në një shtëpi në Selanik ku ndodhej një vajzë shqiptare dhe dy burra. Në momentin që e mitura takohej me klientë, thotë se vajza shqiptare nuk ndodhej në banesë, por largohej.
Gjykata e Apelit në Selanik i shpalli tre të akuzuarit fajtorë për trafikim të të miturve me qëllim shfrytëzimin seksual dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, duke i dënuar me 5 deri në 15 vite burg. Ata apeluan vendimin, por Gjykata Supreme konstatoi se ankesa ishte e pabazuar dhe se dënimet ishin të justifikuara nga provat dhe rrethanat e çështjes.
Top Channel