Fshati Berdenesh ende pa ujë prej përmbytjeve, 400 familje në alarm, kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia Sarandë
06/12/2025 18:47
Banorët e fshatit Berdenesh kanë denoncuar në Top Channel, se prej ditës së përmbytjeve, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë pothuajse plotësisht.
Sipas tyre, që prej asaj dite uji ka ardhur vetëm dy herë nga 40 minuta, ndërsa rreth 400 familje kanë mbetur pa asnjë zgjidhje.
Ata kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë së Sarandës për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.
Top Channel