Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 persona vriten nga një sulm me armë zjarri, mes tyre 3 fëmijë Europa përjetoi në vitin 2025 sezonin e saj më të rëndë të zjarreve në natyrë, sipas vlerësimeve të para të Shërbimit Europian të Informacionit për Zjarret Pyjore (EFFIS), që konfirmon kështu një trend alarmues të sezoneve gjithnjë e më të gjata dhe më shkatërruese.
Të dhënat e EFFIS tregojnë se zjarret në kontinent po bëhen më të shpeshta, më intensive dhe më të vështira për t’u menaxhuar. Sipas shifrave paraprake, sipërfaqja e djegur në vitin 2025 pritet të kapërcejë çdo rekord të regjistruar që prej vitit 2006, kur ky organizëm nisi grumbullimin sistematik të të dhënave. Viti 2024 shënoi gjithashtu një numër rekord zjarresh, me 8.343 raste të raportuara, katërfish më shumë se mesatarja afatgjatë.
Më të goditurat ishin Bullgaria, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja, me një total prej 334.940 hektarësh të djegur. Ndër vendet joanëtare të BE-së që marrin pjesë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile-UCPM, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina pësuan dëme të mëdha.
EFFIS paralajmëron se modelet e zjarreve në Evropë po transformohen në mënyrë dramatike. Shpeshtësia dhe intensiteti i lartë i zjarreve, së bashku me zgjatjen e sezonit të tyre, kanë vendosur një presion të paprecedentë mbi shërbimet zjarrfikëse në të gjithë kontinentin.
Zyrtarët e BE-së theksojnë se, përveç forcimit të kapaciteteve të shuarjes së zjarreve, prioritet mbeten masat parandaluese: menaxhimi i integruar i zjarreve, zgjidhjet e bazuara në natyrë dhe përmirësimi i menaxhimit të ekosistemeve.
Top Channel