Danimarka ka njoftuar së deri në fund të vitit 2026, do të hapë ambasadën e saj në Shqipëri.

“Për të mbrojtur më së miri interesat e Danimarkës në këto kohë të pasigurta, Ministria e Punëve të Jashtme do të kryejë një numër rregullimesh organizative dhe kjo përfshin edhe hapjen e ambasadave të reja“-, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme daneze.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila e cilëson si një moment të rëndësishëm të avancimit të dialogut dhe bashkëpunimit.

“Shqipëria dhe Danimarka po ndërtojnë lidhje më të forta. Hapja e Ambasadës Daneze në Tiranë shënon një moment të rëndësishëm në avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit. Faleminderit Danimarkë për këtë vendim. Ai ilustron angazhimin danez ndaj partneritetit tonë dhe mbështetjen për të ardhmen tonë të përbashkët në BE”-thuhet në reagim.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta