Video/ Princesha Kate nderon shërbimet bamirëse ndaj komunitetit në eventin vjetor të Krishtlindjeve
Kosova ka mësuar orarin dhe kundërshtarët e mundshëm për fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, në rast se arrin të kualifikohet.
“Dardanët”, që do të luajnë dy ndeshje të rëndësishme për t’u siguruar një vend në turneun botëror në mars 2026, mund të përballen me Australinë, Paraguain dhe SHBA-në në Grupin B.
FIFA ka publikuar orarin e ndeshjeve, dhe nëse Kosova kalon në fazën e grupeve, ndeshja e parë do të zhvillohet më 13 qershor 2026 në Kanada, kundër Australisë, në stadiumin “Vancouver”.
Përballja e dytë do të jetë kundër Paraguait, më 19 qershor 2026, në “Santa Clara”, ndërsa grupi përfundon më 25 qershor 2026, kur Kosova do të ndeshet me SHBA-në në stadiumin “Inglewood”.
Nëse kualifikohen, këto ndeshje do të jenë një mundësi e madhe për Kosovën për të treguar vlerat dhe forcën e ekipit në arenën botërore.
Top Channel