Çeçenët gati për luftë në Europë, Kadyrov: Presim vetëm urdhrin e Putinit!
Një 53-vjeçar në Prato të Italisë është lënë në arrest shtëpie pas dyshimeve se ushtronte në mënyrë të paligjshme aktivitet mjekësor brenda zyrës së bashkëshortes së tij, duke shkelë në mënyrë serioze sjelljen profesionale dhe duke abuzuar seksualisht me pacientet e tij.
Sipas hetimeve, i dyshuari ofronte hidroterapi të zorrës së trashë, duke e reklamuar si trajtim të sigurt, pavarësisht rreziqeve të mundshme. Prokuroria deklaron se gjatë seancave, ai ka kryer shkelje serioze të sjelljes profesionale, përfshirë edhe sulme seksuale ndaj pacienteve. Deri tani, tre gra kanë raportuar se janë ndier të dhunuara gjatë trajtimeve, dhe njëra prej tyre ka qenë e para që ka denoncuar rastin.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij pritet të hetohet për lejimin dhe mbikëqyrjen e praktikave të paligjshme mjekësore brenda ambientit të saj të punës.
Gjatë kontrolleve, autoritetet zbuluan mangësi të rënda higjienike, përfshirë pajisje të përdorura të ruajtura në mënyrë të papërshtatshme. Çështja po ndiqet nga Zyra e Higjienës dhe Shëndetit Publik e Autoritetit Shëndetësor të Toskanës Qendrore.
Prokurori Luca Tescaroli bëri thirrje që çdo person që mund të ketë qenë viktimë e abuzimit të paraqitet dhe të raportojë ngjarjen tek autoritetet.
Top Channel