Eksperti i politikës së jashtme, Edward Joseph, ka kritikuar si pezullimin e Dialogut Strategjik nga ana e SHBA-së, ashtu edhe ato që ai e quan provokime të Kosovës.

Duke komentuar marrëdhëniet mes dy vendeve, Joseph ritheksoi se asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të përballojë të hyjë në përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai gjithashtu rikonfirmoi deklaratat që kishte bërë më herët në Komitetin për Punë të Jashtme lidhur me kryeministrin Albin Kurti.“Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të përballojë të armiqësohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” deklaroi Joseph, profesor në universitetin prestigjioz “Johns Hopkins” në SHBA. Eksperti, i cili të martën ishte pjesë e diskutimit në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ripohoi qëndrimin e tij se kryeministri Kurti shihet si një pengesë nga burokratët brenda Departamentit të Shtetit.

Në intervistën për emisionin “Interaktiv”, në KTV, ai theksoi se prova më e fundit e tensioneve është pikërisht pezullimi i Dialogut Strategjik, pezullim ky të cilin personalisht e konsideron një veprim të gabuar nga ana e SHBA-së. Joseph komentoi gjithashtu edhe çështje të tjera që lidhen me zhvillimet aktuale në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta