Parandalohet krimi brenda familjes në Elbasan, dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten e tij, pranga 57-vjeçarit

05/12/2025 13:52

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Elbasan.

Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar pasi dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten e tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte kanosur me thikë bashkëshorten e tij, organizuan menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi N. K., 54 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta