Shorti i Botërorit 2026, ja me kë do ta luajë Shqipëria ndeshjen e parë nëse kualifikohet për në Kupën e Botës
Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë do të vendoset në Grupin F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Ndryshe nga Japonia dhe Tunizia, dy ekipe që Kombëtarja kuqezi nuk i ka përballur kurrë, Holanda nuk është një kundërshtar aq i panjohur.
Shqipëria është përballur katër herë me “Tulipanët” dhe në të katërta përballjet është mposhtur.
Dy të parat kanë qenë në Kualifikueset për Botërorin 1966, ku kuqezinjtë janë mposhtur në të dyja takimet 2-0.
Dy takimet e tjera datojnë në vitet 2006-2007, për Kualifikueset e EURO 2008. Në takimin e luajtur në Amsterdam, “Tulipanët” triumfuan 2-1, ku për kuqezinjtë shënoi Debatik Curri, ndërsa në takimin e kthimit në Tiranë, u mposhtëm 0-1.

Përpara se Shqipëria të shkojë në Botëror, do të ketë përpara dy pengesa, Polonia më 26 mars dhe në rast triumfi, fituesin e Ukrainë-Suedi më 31 mars.
Top Channel