“Vetëm shumë mos e kruaj se…”/ Kryemadhi batuta me Julian Dedën para SPAK: Më thirrën për Metën Është shtyrë për në datën 22 dhjetor seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta.
Anila Hoxha mëson se seanca e radhës do të mbahet më 22/12/ 2025, në orën 14:30.
Meta pretendon se nuk është njohur me fashikujt dhe gjykata urdhëroi SPAK t’i dërgojë brenda javës.
“Dua të njihem me fashikullin e hetimit. Jeni të lutur të më vendosni të dispozicion materialet. Po më shkelen të drejtat kushtetuese, duke mos më dhënë aktet, duke mos më vendosur asnjë provë që unë të bëj prapësimet. Po mbahem në paraburgim pa të drejtë sepse nuk kam asnjë mundësi reale të prish provat, të i intimidoj dëshmitarët, skam publik dhe asnjë mundësi reale të prish provat”, mësohet të ketë thënë Meta
Pasi doli nga seanca avokati i Metës, Kujtim Cakrani, në një prononcim për mediat u shpreh se “Nuk është faji ynë që prokuroria e merr apriori, por sa të jem unë përfaqësues i Metës mos mendoni se gjykata dhe prokuroria do bëjë shkelje të procedurës. Meta e ka kohën e mjaftueshme, or edhe kolegu do njihet me 77 mijë faqe. Nëse nuk marrim kohë për tu njohur me provat… se këta i bëjnë nga 2 herë që të bëhet dosja e madhe që të duket sikur ka shumë prova. Kjo gjykatë po i merr peng të pandehurit e saj. E patë Mogherinin që po hetohet në liri. Ky është standardi që po përdor gjykata. Një standard që po bie ndesh me konventën e të drejtave të njeriut. Është një betejë për zotin Meta dhe ne do ta fitojmë.”
Për 21 Janarin, ku vetë Meta ka bërë kërkesë që të pyetet, nuk është vendosur gjë, tha Cakrani.
Top Channel