“Në polici për grabitjen e tokës”, banorët e Boçovës bëjnë kallëzim kolektiv kundër kompanisë së ndërtimit

05/12/2025 12:47

Pasi protestuan për zaptimin e tokave të tyre në fshatin Boçovë, të njësisë administrative Levan, nga kompania “Bervi Construksion” , në pronësi të bashkëshortes së Pëllumb Salillarit, e cila po investon për ndërtimin e paneleve diellore, 14 familjet e prekura, i janë drejtuar Policisë së Fierit.

Ata kanë vendosur ta ndjekin çështjen e tyre në të gjitha instancat duke ndjekur  hapat e duhur ligjor. Paraditen e sotme banorët i janë drejtuar komisariatit të Policisë Fier, për të bërë një kallëzim kolektiv. Fermerët thonë se janë taksapagues të rregullt dhe kultivojnë në këto toka prej 30 vitesh, por ndërsa prisnin certifikatat e pronësisë papritur tokës së fituar me ligjin 7501 i del pronari. Ata apelojnë organeve të drejtësisë, të ndërhyjnë për zgjidhjen e kësaj situate.

Ndonëse kanë ndjekur rrugët ligjore për të drejtuat e tyre, këta banorë thonë se nuk do të lejojnë kurrë që mbi tokat e tyre të mbjella me grurë, të hidhen gurë.

Ata shprehen të vendosur në kauzën e tyre, pasi tokat që kultivonin deri një vit më parë, janë i vetmi burim të ardhurash.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta