“Zonat e mbrojtura ishin nën agresion, moratoriumi për pyjet funksionoi”, Rama: Do ristrukturojmë Agjencinë, pyllëzim me dron 15-vjeçari, Erion Boba, që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor ndërroi jetë ditën e djeshme.
Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi ka intervistuar disa prej banorëve të zonës ku jetonte familja Boba, të cilët tashmë e braktisën banesën me qira.
Një banor i zonës me lot në sy u shpreh së ndihet shumë keq për ngjarjen e rëndë, ndërsa theksoi se duhen të merren masa në mënyrë që këto ngjarje të mos përsëriten më.
“Na erdhi shumë keq për ngjarjen, tani çfarë të bëjmë? Më erdhi shumë keq. Duhet të merren masa, po ndodhin ngjarje të rënda shpesh. Unë nuk i njoh familjarët, por djali i djalit ka qenë moshatar në shkollë, dhe më ka ardhur shumë keq”, shprehet një banor i zonës me lot në sy.
Shoku i tij i lagjes u shpreh “E kam pasur shok në lagje dhe më erdhi shumë gjynah. Ishte djalë shembullor. Ka qenë djalë shumë i mirë, se di… djalin tjetër (autorin) nuk e njoh. Erionit i pëlqente të bëhej mekanik.”
Pronarja e shtëpisë ku jetonte familja Boba, e përshkroi Erionin si djalë të urtë dhe të sjellshëm.
“Jemi tronditur të gjithë. Ta bësh djalin 15 vjeç… kur ta merr Zoti ta merr… te kabina e kanë varrë afër shtëpisë. Kanë tre vite që jetojnë në shtëpinë me qira. Erioni djalë i urtë, i sjellshëm”, u shpreh ajo.
Top Channel