Të ëndërrosh nuk të kushton asgjë, por kur je në mesin e saj, askush nuk na e heq mundësinë e projektimit të fundit më të mirë të kësaj ëndrre, atë të kualifikimit tonë për herë të parë në fazën finale të një kampionati botëror.

Dhe le ta mendojmë kështu, në rast kalimi nga play-off-t e marsit, për Shqipërinë të gjitha kombinimet do të jenë një grup ferri, por ja cili do të ishte më i pamundur.

Siç parashikohet, kuqezinjtë do të shortohen në Vazon 4 dhe në shortin e sotëm, sipas rregullores, do të lejohet vetëm një evropiane tjetër (duke menduar se i shpëtojmë Argjentinës apo Brazilit), nga Vazo 1 mund kemi kundërshtarë si Franca…Anglia, apo Spanja, ndërkohë që duhet të kemi kujdes nga Maroku dhe eksperienca e Meksikës.

Ora ka filluar numërimin mbrapsh. Shqipëria do ta zbulojë fatin e saj në shortin për Botërorin 2026. Deri tani janë 42 kombëtare të kualifikuara, 6 vendet e fundit do të caktohen në mars, mes tyre shpresojmë të jemi edhe ne. Për të shkruar historinë, ekipi i Sylvinhos së pari duhet të kalojë në Varshavë kundër Polonisë më 26 mars.
Nëse fiton, përballja e radhës është një finale play-off në transfertë sërish më 30 mars, kundër fituesit të ndeshjes Ukrainë – Suedi. Sipas rregullave të FIFA-s, si e reja e kualifikuar, Shqipëria do të vendoset në Vazon e Katërt.

VETËM NJË EUROPIANE TJETËR NË GRUP
Sipas rregullave të shortit, një grup mund të ketë maksimum dy ekipe nga UEFA. Kjo do të thotë se nëse Shqipëria (evropiane) është në grup, mund të marrë vetëm një ekip tjetër evropian nga tre vazot e tjera. Rreziku më i madh nga Vazo 1 do të ishte Franca (super-favoritja botërore) ose Anglia, apo Argjentina nga jo europiane si kampiona ne fuqi, apo Brazili, ndërkohë që një kombinim më i butë do të ishte Kanadaja nga emrat jo europian, por e fortë padyshim.

KËRCËNIMI JO-EUROPIAN
Pasi që do t’i shmangemi një evropianeje tjetër, nga Vazo 2 duhet të ruhemi nga Maroku, forca më e madhe e Afrikës, ose Uruguaji, specialistja e fazës së grupeve. Nga Vazo 3, kërcënimi më i madh nëse mendojmë që një europiane tjetër do të jetë “kapur” nga dy Vazot e para, do të jetë Paraguaji.

GRUPI MË I RREZIKSHËM I MUNDSHËM
Duke kombinuar kundërshtarët më të fortë nga secila Vazo dhe duke respektuar rregulloren e dy evropianeve, grupi më i tmerrshëm për Shqipërinë do të ishte:

Francë (nga Vazo 1) – Maroku (nga Vazo 2) – Paraguaji (nga Vazo 3) – Shqipëria (Vazo 4)

Pse ky është skenari absolutisht si një ëndrrës dhe shumë e keqe madje!

  1. Franca:Thellësia, cilësia dhe përvoja e dy finalevave botërore të fundit. Një makinë për të fituar.
  2. Maroku:Simbol i rezistencës dhe i organizimit të përsosur. E tronditi botën në Katar.
  3. Paraguaji:Specialist i fazës së grupeve të Botëroreve.

Ky grup do të përfaqësonte një “kombinim” perfekt: klasin më të lartë botëror, fuqinë më të mirë kontinentale dhe avantazhin e esperiencës. Për ne të gjtiha ndeshjet do të ishin të vështira, përballë kujdo, për të qenë të sinqertë. Gjithësesi, jemi ende duke e menduar se si ta realizojmë ëndrrën për të qenë aty, sepse gjithçka fillon më 26 dhe 30 mars. Së pari duhet të shkruajmë historinë duke kaluar Poloninë dhe një nga Ukrainë/Suedia, më pas mund të mendojmë për të shijuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta